Lajme

Lajm i fundit! Të shtënat me armë në Tiranë, 28 vjeçari tentoi të vriste një person në Kombinat

 

Një 28 vjeçar i identifikuar si Emra Korteshi është arrestuar në kushtet e flagrancës nga efektivët e Komisariatit nr.6 në Tiranës, pasi dje ka qëlluar me armë zjarri dhe ka tentuar të vrasë një person tjetër. Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka persona të plagosur.

Referuar njoftimit zyrtar të Policisë, bëhet me dije se Korteshi gjatë një konflikti për motive të dobëta në Kombinat, ka qëlluar me pistoletë në drejtim të 35 vjeçarit Enrid Ismailaj. Menjëherë ka nisur puna dhe në kuadër të operacionit “Speed”, i riu është arrestuar sot.

“Emra Korteshi, 28 vjeç, banues në Kombinat, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Shtetasi Emra Korteshi, ditën e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në Kombinat, në rrugën “Shaban Bardhoshi”, ka tentuar të vrasë me armë zjarri, shtetasin Enrid Ismailaj, 35 vjeç, dhe më pas është larguar”, njofton Policia e Tiranës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

Related Articles

Back to top button