Lajme

Blendi Fevziu jep lajmin keq! Kjo frymë përçarjesh, njerëz që vijnë si talente dhe dilnin qesharakë, përplasja, ekziston një rrezik shumë i madh, ja se per ke e ka fjalen Fevziu…

Gazetari i njohur Blendi Fevziu shprehet se nëse ish-kryeministri Sali Berisha i fiton zgjedhjet, atëherë “s’ke çfarë të thuash”.

“Një kryeministër i shpallur non-grata do të ishte problem. Por problemi është nëse fiton zgjedhjet, ç’mund të të them për këtë nëse fiton zgjedhjet”, tha Fevziu.

I pyetur në lidhje me situatën në Partinë Demokratike, Fevziu zbuloi një tezë të tijën, sipas së cilës kjo forcë politike rrezikon ekzistencën, nëse në një të ardhme nuk do të jetë më Berisha.

“Unë nuk e di ç’mund të bëjë Berisha dhe çfarë tezash mund të ketë. Unë kam një tezë që ekziston një rrezik shumë i madh, gjithë kjo situatë, gjithë produkti i këtyre viteve, kjo frymë përçarjesh, njerëz që vijnë si talente dhe dilnin qesharakë, përplasja, ekziston një rrezik shumë i madh.

Kjo PD u rikonfirmua për shkak të karizmës së Berishës, por kur të mos jetë më Berisha, kjo parti mund të mos ekzistojë më fare”, tha Fevziu në emisionin “Të Paekspozuarit”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button