LajmeShowBiz

LAJM I FUNDIT! “Ik se na çave b*thën”/ Taksisti shqiptar “sulmon” modelen e njohur greke

 

Një incident mes një modeleje greke dhe një taksisti shqiptar është regjistruar në Athinë.

Sipas mediave greke, modelja e njohur Stela Samnjoti, mori një taksi përmes një aplikacioni të njohur, por sipas saj kur ajo kërkoi që të zbriste rreth 50 metra para destinacionit përfundimtar ajo u “sulmua” në shqip dhe në greqisht nga një taksist shqiptar.

Modelja pretendon se taksisti doli nga mjeti dhe filloi ta ndiqte rreth makinës pa asnjë arsye duke e sharë.

“Ky “zotëria” më sulmoi.. Thirra një taksi përmes një aplikacioni me mori nga shtëpia ime me destinacion një vend që ishte 2,3 km distancë dhe për faktin se i thashë të më linte në një rrugicë më para rreth 50 metra, në krahun e majtë papritur filloi të më shante, zbriti nga taksia dhe nisi të më ndiqte.”-ka shkruar e reja në mes të videos.

Ndërkohë, e vetmja gjë që modelja arriti bënte për shkak edhe të panikut ishte që gjithçka që ndodhi ta regjistronte në video.

VIDEON mund ta shikoni KETU

Related Articles

Back to top button