Lajme

Hajdutët shpikin metoda të ndryshme për të kryer vjedhjet e tyre POR kjo është metoda më e paparë e hajdutëve(Video)

 

Hajdutët shpikin metoda të ndryshme për të kryer vjedhjet e tyre. Në rastet kur kanë për të vjedhur ndonjë shtëpi për shembull, hajdutët shohin nëse dritat mbahen apo jo ndezur; nëse hyn apo del dikush nga banesa dhe gjëra të ngjashme, por një grup hajdutesh nga Bursa e Turqisë kanë shpikur një metodë tjetër: Ajo është nuhatja e këpucëve.

Policia turke arrestoi më shumë se 20 gra gjatë ditës së djeshme, të cilat akuzohet se kryenin vjedhje nëpër shtëpitë e qytetarëve të Bursas në Turqi. Të paktën në një rast kamerat e sigurisë fiksuan momentin kur njëra prej tyre nuhaste këpucët e lëna jashtë banesave, raporton abcnews.al.

 

 

Kur u pyet se përse e bënte këtë, ajo u përgjigj: I nuhasim këpucët për të kuptuar nëse ka hyrë apo jo dikush në shtëpi sëfundmi. Nëse këpuca është e nxehtë dhe vjen erë e rëndë, do të thotë që dikush është në shtëpi. Kështu kemi vepruar dhe nuk kemi patur probleme deri tani. /abcnews.al

Related Articles

Back to top button