Lajme

Sekuestrohet një shumë e madhe eurosh në Portin e Durrësit, ja ku i kishte fshehur 55 vjeçari paratë…

 

Në Portin e Durrësit është bërë e mundur sekuestrimi i një shume të madhe eurosh. Policia kufitare ka dhënë detajet e para në lidhje me operacionin e fundit, ku bëjnë me dije se janë proceduar penalisht dy drejtuesit e mjeteve.

Policia Kufitare

Vijojnë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Në Portin e Durrësit, goditet një rast i mosdeklarimit të një shume parash në euro, sekuestrohen 16.500 euro.

Në Kapshticë, goditet një tjetër rast i dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Procedohen penalisht dy drejtuesit e mjeteve.

Shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me seksionin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës dhe autoritet doganore, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë intensifikuar kontrollet si në dalje, ashtu dhe në hyrje, në Portin e Durrësit.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar në analizën e riskut të bërë nga ana e shërbimeve të Policisë, në hyrje është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm, një mjet tip autobus që vinte nga Italia, me drejtues shtetasin Sh. V., 55 vjeç.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, në ventilatorët e kondicionerëve u konstatuan të fshehura 16.500 euro, shumë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve u procedua penalisht për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, shtetasi Sh. V., 55 vjeç, banues në Elbasan.
———
Gjithashtu shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në bazë të analizës së riskut, kanë kaluar për kontroll më të imtësishëm në vijën e dytë dhe në skaner, mjetin tip kamion të markës “Scania”, me drejtues shtetasin H. K., 55 vjeç, banues në Milot.

Në pjesën e rimorkios të kamionit, u gjetën të fshehur 5 emigrantë të paligjshëm, të cilët kishin si synim kalimin ilegal drejt vendeve të BE-së.

Veprimet e mëtejshme u kryhen nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Korçë, të cilët filluan procedimin penal për shtetasin H. K., për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive së Rrethe­ve Gjyqësore Durrës dhe Korçë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Related Articles

Back to top button