Lajme

E tmerrshme, vëllai vret motrën në sy të burrit të saj…

 

Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur në Itali, ku një 35-vjeçare është qëlluar me thikë për vdekje nga vëllai i saj.

Alice Scagni, 35 vjeç, u godit me thikë për vdekje në kulmin e një mosmarrëveshjeje. Ngjarja ka ndodhur në rrugë, dhe kanë qenë dëshmitarët ata që kanë parë të gjithë skenën dhe më pas kanë njoftuar policinë.

Alberto Scagni e goditi me thikë motrën e tij dhe më pas tentoi të arratisej por u ndalua nga makinat e policisë. Ende nuk janë sqaruar rrethanat e konfliktit që çdoi në vdekjen tragjike të së resë.

Alice ka qenë duke ecur me qenin kur i është afruar vëllai i saj me të cilin ka nisur të grindet për arsye ende të paqarta. Burri, një dyzet vjeçar, e goditi atë gjatë mosmarrëveshjes duke e plagosur për vdekje. Burri i saj dhe disa persona të tjerë ishin dëshmitarë të skenës

Marrëdhëniet e tensionuara prej disa kohësh – Ajo që ndodhi mbrëmjen e së dielës 1 maj nuk ishte sherri i parë mes Alice Scagni dhe vëllait të saj Alberto. Ky i fundit ka qenë i papunë dhe sipas dëshmive vazhdimisht konfliktohej me motrën e tij, ndërsa ka pasur edhe probleme psiqike.

Related Articles

Back to top button