Lajme

Burri tregon dëshmi te reja nga horrori në Korçë/ “Ka abortuar para se të vija unë”, nuk e di nëse fëmija është i imi…

 

Pas ngjarjes horror të ndodhur në qytetit e Korçës, ku një grua kishte lindur fëmijën dhe për rreth një muaji e kishte futur në valixhe dhe e kishte fshehur në dollap, bashkëshorti i saj ka dhënë një dëshmi të shkurtër para gazetarëve.

Ai ka deklaruar se 6 muaj e fundit ndodhej në emigracion në Greqi dhe ishte thyer në banesën e tij para një muaji. Ai shprehet se dyshon se bashkëshortja e tij e ka abortuar foshnjën para një muaji dhe e ka fshehur më pas në shtëpi.

I pyetur nëse mendon se fëmija ishte i tij, ai thotë se nuk e di, por dyshon se nuk është.

“Para një muaji erdha, dyshimi është që ka abortuar para një muaji, nuk e di nëse fëmija është i imi, besoj se jo. 6 muajt e fundit isha në Greqi. Ajo jetonte vetëm me çunin”, u shpreh ai.

Ndërkohë, gazetarja Lorena Kodra ka raportuar për BalkanWeb se në dëshminë e tij në polici ai ka deklaruar se prej kohësh ndiente një erë të rëndë në banesë, por nuk e kishte kuptuar se nga çfarë vinte dhe se vetëm ditën e djeshme ka gjetur foshnjën e futur në valixhe.

 

Më pas ai ka njoftuar policisë, ndërsa gruaja, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor, aktualisht ndodhet në maternitetin e qytetit dhe po mbahet në vëzhgim nga policia dhe nga mjekët.

Related Articles

Back to top button