E rende! Ky është i riu që vdiq tragjikisht në aksidentin në Shëngjin, shkolla ku mësonte 19-vjeçari mesazh prekës
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e djeshme në aksin rrugor Lezhë – Shëngjin, në afërsi të Knallës. Si pasojë e këtij aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, Armando Pacani, vetëm 19 vjeç.
Ndërkaq Faxnews ka siguruar edhe foton e të riut, që gjeti vdekjen në aksidentin tragjik.
Mësohet se ai ishte nxënës i shkollës profesionale “Kolin Gjoka”. Shkolla ka ndarë edhe një mesazh mesazh prekës per te riun qe humbi jetën në mënyrë tragjike.
Mesazhi:
Jemi thellësisht të pikëlluar nga lajmi për humbjen e nxënësit të vitit të tretë të shkollës tonë, Armando Pacani.
Shokët, shoqet dhe stafi pedagogjik i shkollës nuk do të harrojnë kurrë, Armando.
Ishe një djalë shumë i edukuar, shumë punëtor dhe mik i të gjithëve, por ky aksident i mallkuar të ndau nga familja, të afërmit, miqtë, shokët dhe shoqet.
Shpirti jot pushoftë në paqe Armando!
Zoti i forcoftë prindërit, vëllain dhe të gjithë të afërmit!
Jemi pa fjalë!
Njoftimi i policisë për aksidentin e djeshëm:
Shëngjin / Informacion paraprak
Rreth orës 12:25, në Shëngjin, në vendin e quajtur ” Knalla”, shtetasi A.P. 19 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin duke rënë në kanalin anësor të rrugës, ku për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.