Lajme

(VIDEO) Ngjarje e rëndë! Autobusi shpërthen në flakë në qendër të qytetit

 

Një autobus elektrik me pasagjerë ka shpërthyer në flakë pasditen e së premtes përpara bibliotekës François Mitterrand në Paris.

Në vendin e ngjarjes u desh të shkonin 30 zjarrfikës. Një video e postuar në rrjete sociale tregon se si një shkëndijë shpërthen dhe më pas flakët përhapen në të gjithë mjetin.

“Shoferi i autobusit ka evakuuar menjëherë pasagjerët. Nuk ka të lënduar” , sipas menaxhmentit.

Zjarri lëshoi ​​tym të zi dhe një erë të fortë të plastikës që digjej, sipas AFP.

 

Për të shmangur incidente të reja, Autoriteti i Transportit në Parisi njoftoi se 149 autobusë elektrikë do tërhiqen përkohësisht nga qarkullimi./abcnews.al/

Related Articles

Back to top button