ShowBiz

“Për’puthen”/ Argjendi sqaron raportin me Alvisën: Ajo erdhi tek…

 

Ish-konkurrentët e “Për’puthen” Alvisa Qarri dhe Argjend Rraci kanë qenë ditët e fundit kryefjalë e mediave sociale dhe shkak u bënë disa video që publikuan së bashku.

 

Dyshja publikuan një video së bashku në TikTok, në të cilën Alvisa kishte vendosur një audio përmes të cilës i kërkonte që ta dojë, t’i bëjë qejfin dhe mos t’i bërtasë. Por, vetë Alvisa thotë se nuk është e vërtetë dhe mes tyre ka vetëm një raport shoqëror.

Megjithse Alvisa i mohoi zërat se ajo dhe Argjendi kanë nisur një romancë, ish-konkurrenti publikoi në rrjete sociale një video me Alvisën në makinë krahas së cilësh shkroi, “shoferja ime personale”, duke ndezur sërish zërat.

Së fudmi ka vendosur të flasë edhe Argjendi, i cili i ftuar në një intervistë tha se ka mbetur një shoqëri mes tij dhe Alvisës dhe kalojnë kohë bashkë. Gjithashtu ai foli edhe për komentet që ka marrë shumë reagime negative nga ndjekësit, të cilët e kanë akuzuar se i ka marrë të dashurën Bashkimit.

 

“Mua nuk më pengojnë shkrimet që bëhen deri sa nuk ekzagjerohen, duke qenë se na kanë parë me njëri-tjetrin në Tiranë dhe më pas në Prishtinë njerzëit mund të mendojnë dhe është e drejtë ta mendojnë atë pjesë. Ajo që mund të them unë është se nuk ka asgjë të vërtetë, mes nesh ka mbetur një shoqëi shumë e mirë dhe kurdo që kemi rastin takohemi dhe kalojmë kohë të mirë bashkë. Kaq. Jam niderë edhe si person i tretë edhe pse s’kam qenë. Më ka nisur mami disa screenshots, që “ai i mori femrën atij tjetrit.” Në momentin që dikush ndahet me dikë dhe nis një histori me dikë tjetër, nuk quhet që dikush ia ka marrë (të dashurën).”- tha ai i ftuar në emisionin “N’Zoom.”

Në lidhje me postimin e tij në Instastory, ish-konkurrenti tha se ishte e gjitha një shaka, pasi Alvisa shkoi ta marrë me makinën e saj nga shtëpia.

“Ideja ka qenë kjo, më erdhi shunë spontane, dhe ajo erdhi dhe më mori tek shtëpia ime. Më pëlqen shumë mënyra se si i jep Alisa makinës, ishte thjesht shaka se di si mund ta kenë marrë njerëzit.”- tregoi Argjendi.

Sa i përket ish të dashurit të Alvisës, Bashkim Saitin, ai tha se nuk ka pasur asnjë komunikim:

“Jo me mua driekt jo. Ndoshta kam vënë re diçka por nuk e di a është e vrëtetë, por diçka kam dëgjuar.”

Related Articles

Back to top button