Lajme

Lajm i fundit! Tronditet Shkodra, të shtëna me armë, plagoset kushëriri i Bardhok Pllanajt i ekzekutuar një vit më parë në Shkodër.

 

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar  në zonën e Dobraçit në Shkodër.

Panorama.al mëson se i plagosur ka mbetur Dedë Pllanaj, kushëriri i Bardhok Pllanajt i ekzekutuar një vit më parë në Shkodër.

I plagosuri është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë. Policia ka shkuar në vendngjarje për të hetuar.

Nga informacionet paraprake, nuk dihen ende rrethanat apo shkaqet e ngjarjes teksa pritet një sqarim zyrtar nga ana e uniformave blu.

 

Related Articles

Back to top button