Lajme

Pjesë e “listës së zezë” të Ramës, jep dorëheqjen drejtori i Hekurudhës shqiptare! Si i shpëtoi dy atentateve

 

Drejtori i Hekurudhës shqiptare, Ani Dyrmishi ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij.

Ai mbante këtë post prej vitit 2018 dhe është larguar për arsye personale, konfirmon korrespondenti i Panorama.

Dyrmishi, njëherësh edhe kryetar i Këshillit Bashkiak të Durrësit, i janë bërë dy atentate gjatë kohës që ishte emëruar si drejtor i hekurudhave shqiptare.

Në tetor të vitit Partia Demokratike denoncoi se ishte qëlluar me breshëri në drejtim të makinës së tij dhe se policia po fshihte ngjarjen.

Ani Dyrmishi, në atë periudhë, tha se atentati nuk ishte bërë ndaj tij, edhe pse e kishte përdorur disa herë atë makinë.

“Është një ngjarje që nuk ka të bëjë fare me mua. Nuk kam pas asnjë lloj atentati në drejtimin tim apo të makinës sime, pasi unë nuk përdor makinën time, por një makinë tjetër, që e përdor, dhe që është goditur.

Në fakt, muajt e fundit nuk e kam përdorur. Nuk kam qenë në makinë, kur është qëlluar”, ka deklaruar kreu i Këshillit Bashkiak të Durrësit për News 24.

Gjithashtu në nëntor 2018, Dyrmishit iu vendos një sasi tritoli në makinën e tij, por lënda plasëse nuk arriti të shpërthente pasi ai e pikasi dhe lajmëroi policinë.

“Nuk mendoj që jam unë shënjestra, sepse s’kam konflikte me persona të tjerë. Unë në të gjithë Durrësin eci në këmbë. Mund të jetë dikush tjetër objektivi dhe shënjestra”, u shpreh ai pas ngjarjes.

Ai ka mbajtur postin e drejtorit të Hipotekës së Durrësit deri pak para zgjedhjeve të vitit 2017. Por edhe pse Ani Dyrmishi ka qenë pjesë e listës së zezë të Ramës, ai mori një tjetër detyrë të rëndësishëm pas largimit si drejtor i Hipotekës së Durrësit, atë të drejtorit të hekurudhës shqiptare.

Lista me 101 emra, ku përfshihej edhe Dyrmishi, ishin personat të cilët sipas Ramës kishte pasur ankesa nga qytetarët.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button