ShowBiz

Balina Bodinaku bën deklaratën e papritur për Big Brother VIP dhe tregon me çfarë është përballur: “Ishte e dhunshme”

 

Së fundmi, shumë e diskutuar në median sociale për komentet e Balina Bodinakut si opinioniste në Big Brother VIP, disa prej tyre ajo ka zgjedhur t’i komentojë.

Dajana: Cilat kanë qenë komentet më të shpeshta pas Big Brother? Dihet se asnjëherë nuk do të duhesh nga të gjithë.

Balina: Të them të drejtën as nuk e kam ambicien që të duhem nga të gjithë dhe as nuk e kam pasur pritshmëri përpara se të filloja Big Brother Vip që të duhesha nga të gjithë. Ishte e paevitueshme që të kishte komente nga të gjithë dhe opinione të ndryshme nga ai i imi.

E rëndësishme për mua ishte që t’i qëndroja shumë besnike vetes time, asaj që unë mendoja, asaj që besoja dhe ta reflektoja tek të tjerët.

Dajana: Si ishte eksperienca si opinioste në Big Brother?

Balina: Ishte shumë komplekse në fakt. Në radhë të parë ishte shumë e papritur për vetë mua dhe nëse do kishte një gjë që unë nuk e kisha menduar kurrë që do ta kisha bërë ndonjëherë ishte pikërisht ky pozicion. Ende sot e kësaj dite nuk e di sesi u gjenda dhe pse u gjenda aty.

Ishte shumë komplekse si eksperiencë, shumë intensive, ishte e dhunshme në disa aspekte, por më hapi një dritare drejt një bote që në fakt kisha evituar që ta shikoja sepse nuk e njihja.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button