Lajme

Fëmija 4-vjeçar merr makinën e mamasë së tij për një xhiro, habitet policia: Zbuluam një…

 

Një djalë katër vjeçar në Holandë mund të jetë një nga pretendentët garues në Formula 1 në të ardhmen. Kjo pasi ai ka habitur të gjithë kur ka marrë makinën e mamasë së tij për një xhiro.

Policia në qytetin holandez të Utrecht tha se fëmija u përplas me dy makina të parkuara të shtunën, përpara se të largohej me pizhame dhe këmbë zbathur duke lënë makinën e nënës pas.

Kalimtarët e shqetësuar telefonuan policinë pasi e djalin e mitur duke ecur në rrugë i vetëm në të ftohtë.

Policia tha se fëmija ishte zgjuar të shtunën kur babai i tij shkoi në punë dhe i kishte marrë çelësat e makinës së nënës së tij.

Efektivët pasi gjetën pronaren e mjetit e shoqëruan atë në Polici.

“Më pas kuptuam se fëmija mund të ketë qenë shoferi”, shkruan policia në Instagram.

Katër vjeçarit iu ofrua një çokollatë e nxehtë në komisariat dhe një arush pellushi, përpara se të ribashkohej me nënën e tij.

Së bashku, ata shkuan në vendin e aksidentit, ku ai u pyet nëse mund të tregonte se si funksiononte makina.

Fëmija, të cilin nëna e tij e përshkruan si “tepër i shkathët”, futi çelësin e ndezi makinën dhe bëri të gjitha veprime e tjera që duhen për të ecur automjeti.

Oficerët u kërkuan prindërve që të fshehin çelësat e makinës së tyre në të ardhmen, për të shmangur ndonjë incident me te rende.

“Maks Verstappen i ri u gjet në (periferinë e Utrehtit) Overvecht,” shkroi policia në postim – një referencë për pilotin aktual holandez në Formula 1.

“Fatmirësisht, aventura e këtij mini shoferi ka marrë fund”, shtoi policia.

Related Articles

Back to top button