Lajme

Aksidenti në Korçë/ Dalin emrat e 4 të plagosurve, një grua në gjendje shume të rëndë

Dalin emrat e katër të plagosurve në aksidentin që ndodhi në aksin rrugor Korçë-Bilisht, pranë kryqëzimit të fshatit Plasë, Maliq.

Në aksident janë përfshirë mjeti tip “Toyota” me drejtues shtetasin Besnik Cakollari dhe mjeti tip “Renault” me drejtues shtetasin Jetnor Lumani.

Për pasojë mbetën të plagosur: Drejtuesi i mjetit “Toyota”, Besnik Cakollari, drejtuesi i mjetit “Renault”, Jetnor Lumani, pasagjerja e mjetit tip “Toyota”, Johana Elmasllari (në gj të rëndë), pasagjeri i mjetit “Renault”, Astrit Muhaxhiri.

Burime spitalore pohuan për Noa.al se gruaja Johana Elmasllari ndodhet në gjendje të rënduar.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button