Lajme

Drama e jetës së 68-vjeçarit: “E kapa gruan me tjetrin në shtëpi, ai më hapi derën”, Nipi dhe djemtë ushtrojne dhunë ndaj tij që t’i marrin shtëpinë…

 

Në emisionin “Zemër të Hapur” trajtua drama e jetës së 68-vjeçarit Faik Korra. I moshuari pohoi se kishte gjetur në banesën e tij gruan me të dashurin e saj, madje shton se ky i fundit i kishte hapur edhe derën. Mes të tjerash ai akuzon nipin dhe familjarët e tij se kanë ushtruar dhunë ndaj tij, për arsye që t’i marrin shtëpinë.

“Unë kërkoj që dëshmitë e nipit tim le të vij të mi përballë mua këtu. Ai gënjen përderisa nuk u paraqit. Ish-gruan time e ka përfol një botë e tërë. Djemtë dhe gruaja ime nëse kanë prova le të vijnë të mi kundërshtojnë. Unë s’kam krijuar asnjë marrëdhënie tjetër për atë që më akuzojnë mua gruaja edhe djemtë. Unë e kapa gruan me tjetrin në shtëpi dhe nuk i preka një fije floku. Mua më kanë prerë dritat më kanë dhunuar më kanë nxjerrë jashtë nga shtëpia. Unë e kam akuzuar policin e zonës se mori ca foto të miat dhe i publikoi, me çfarë të drejte mund të bëjë këtë veprim.

 

Ky është shteti, ai do përballet me mua në gjykatë. Kam telefonuar djalin që është në Itali dhe i kam kërkuar të më marri atje se s’kam ku të përplasem. I thash që ose ‘thuaju vëllait dhe nënës të më lëshojnë dritat dhe ujin’, por ai më injoroi shumë keq. Vdekjen e dija, por që të gjeja gruan me tjetrin në shtëpi dhe ai të më hapte derën kjo është turp i madh.

Unë kurrë si kam dhunuar apo ofenduar ish gruan dhe fëmijët, as ju kam kërkuar lekë asgjë, qëllimi tyre është që më nxjerrin totalisht nga shtëpia. Faji im është që i shita shtëpinë djalit për 200 mijë lekë, s’ja fal vetes. Unë shkoja te Jehovai dhe aty kam njohur një zonjë, e cila erdhi në shtëpi të sillte librat dhe ishte motra ime aty në shtëpi dhe djali më akuzon për këtë. Unë denoncoj edhe policin e zonës dhe i kërkoj drejtësisë që të marri masa për këta polic.”, theksoi i moshuari.

Pjesë e emisionit u bë edhe nipi i të moshuarit, i cili pohoi se nuk e kishte dhunuar gjyshin e tij.

“Unë sa e pash që gjyshi doli në studion tuaj dhe kam kërkuar që të përballem, por pata dikë të familjes sëmur. Unë nuk e kam dhunuar gjyshin por ai ka dhunuar babin. Ai ka dhunuar gjyshen, babain tim, ai na ka dhunuar. Gjyshi ka dashnore. E ka futur të dashurën në shtëpi kur gjyshja ime është në të njëjtën shtëpi. Gjyshi im ka lidhje me prokurorë e me gjyqtarë.”, tha i riu.

Related Articles

Back to top button