Lajme

Rama i drejtohet Orinda Hutes : Ajo vajza që më prezantoi…/Ja çfarë nuk i pelqeu gjate prezantimit

 

Kryeministri Edi Rama ishte dje në Thumanë ku iu dorëzoi çelsat 155 shtëpive banorëve që ishin prekur nga tërmeti i nëntorit të 2019.

Eventin që ishte organizuar me këtë rast e prezantoi moderatorja Orinda Huta., e cila teksa e ftoi në skenë kryeministrin solli në vëmendje shprehje që ai ka publikuar gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit në Facebook.

Por kryeministri Rama me sa duket nuk e ka njohur moderatoren dhe ju referua ‘ajo vajza që më prezantoi’.

“E kemi parë gjatë gjithë këtij muaji të shenjtë të Ramazanit duke sjellë shprehje në rrjetin social, sigurisht duke prekur zemrat e besimtarëve, por edhe jo besimtarëve”.

“Kemi nevojë për shprehje të tilla të besimit. Kam nderin të ftoj në skenë kryeministrin e Shqipërisë, zotin Edi Rama, i cili jam e bindur se ka shumë për të thënë në këtë ditës të paqes dhe solidaritetit”, tha Orinda Huta.

“Besoj që në këto kohë qysh se ra ajo fatkeqësi e madhe duhet të kem ardhur në Thumanë mbi 40 herë dhe mezi e kam pritur këtë moment ku të gjitha punët do të bëheshin bashkë”.

“Përderisa vajza që më prezantoi përmendi dhe ato fjalët e muajit që unë kam publikuar ditë pas dite në këtë muaj, dua të përfitoj nga rasti që ta nënvizoj këtu se pavarësisht se në jam i dhënë me shumë respekt ndaj feve dhe pavarësisht se nuk jam as hoxhë e as prift, nuk më vjen mirë kur shumëkush ngatërron gjëra që nuk duhen ngatërruar”, tha kryeministri.

Related Articles

Back to top button