Lajme

Tronditëse! Roula Pispirigou shkoi në parukeri para funeralit të vajzës së saj…

 

Detaje të reja shokuese mësohen nga rasti i Roula Pispirigou, nënës që dyshohet se ka vrarë tre vajzat e saj.

Një punonjëse e varrezave të Patrës, ku janë varrosur Malena dhe Irisi, ka dhënë dëshminë e saj për rastin e vdekjes së tre fëmijëve në Patra. Protothema shkruan se, sipas punonjëses, Roula Pispirigou para funeralit të Irisit, shkoi te parukierja që të rregullonte flokët.

“Meriton të shkojë aty ku janë fëmijët tani. Mallkojeni! Të kalbet atje ku është e të mos dalë më! Nuk e kisha parë kurrë Roulën.

Vetëm kur Irisi vdiq, mësova se ajo kishte shkuar te parukierja për të rregulluar flokët, për t’u zbuluruar. I tha parukieres, më rregullo flokët le të presë varrimi. Isha në funeralin e Irisit. Manos nuk ka lidhje me Roulën. Roula ishte shumë e ftohtë, nuk po qante. Manos qante, Roula ishte sikur po përmbushte një detyrim”, përfundon ajo tregimin tronditës.

Related Articles

Back to top button