Lajme

Ligji i ri në Greqi: Gjobë edhe për ata që i japin makinës me shpejtësi të ulët në autostradë

 

Ligji grek parashikon jo vetëm gjoba për drejtuesit e mjeteve që tejkalojnë kufijtë e shpejtësisë, por dënon edhe ata që ngasin ngadalë mjetin e tyre.

Shumë herë ne shohim shoferë që lëvizin shumë ngadalë në autostrada. Shpejtësia minimale në autostradë është 70 km/h , që do të thotë se nëse drejtojmë një mjet që nuk mund ta kalojë në mënyrë të sigurt këtë shpejtësi, ai nuk duhet të lëvizë në të.

Arsyeja është e thjeshtë, siguria e të gjithë përdoruesve të autostradës

Shenjat për kufirin minimal të shpejtësisë janë blu , ndërsa ato për kufijtë maksimalë të shpejtësisë janë kuq e bardhë . Për këtë arsye se kushdo që vozit me shpejtësi më të ulët se shpejtësia minimale i nënshtrohet gjobës administrative prej 80 euro.

 

Related Articles

Back to top button