Lajme

I ktheht nusja e djalit nga kampet e Sirise, shpërthen në lot i moshuari: Vetëm një nga tre fëmijët është i djalit tim, të tjerëve t’iu gjejë babain

 

Ditën e djeshme u njoftua se disa shqiptarë do të kthehen nga kampet e Sirisë. Bëhet me dije se mes personave që do të riatdhesohen është edhe Floresha Rasha bashkë me tre fëmijët e saj. Megjithatë duket se rikthimi i saj nuk është pritur dhe aq mirë nga vjehrri, Shaban Rasha.

Babai i burrit të Floreshës, i cili është vrarë në Siri shprehet se nuk i njeh fëmijët e saj, pasi janë nga martesa e dytë që ajo ka pasur.

Vetëm një prej fëmijëve që do të kthehet është Amari, djali i Diamantit, i cili u vra në Siri. Rasha thotë për Faxnews se me nipin e tij nuk ka folur prej shumë vitesh, pasi vetë Floresha nuk e lejonte.

Ai ka thënë:

Unë jetoj vetëm, djali i madh është vrarë në Siri, vajza e djalit të vogël me gjithë djalin, por këto janë vrarë në periudhën që luftonin me Basha Al Asad, jo me këta terroristët. Prandaj nuk ka asnjë lloj procedure.

Ardhja e tyre mua nuk më intereson fare vetëm e djalit, e djalit të djalit, nusja ka shkëputur kurorë dhe ka lidhur kurorë me dikë tjetër dhe te unë i është mbyllur dera, po ata nuk do vijnë këtu do shkojnë në kapmin e rehabilitimit, që kur ka vdekur djali që në 26 dhjetor 2016. Dy vajzat (Emel dhe Hatixhe) nuk janë të djalit, Diamantit, Amari është i Diamantit. Ajo le të gjejë burrin dhe t’u jap mbiemrin.

Më kanë marrë në telefon, prej 7 vjetësh nuk kam pasur asnjë kontakt. Nuk e ka lejuar ajo që të më marrë nipi, kam qenë një vjehërr i sjellshëm, me kulturë, madje të kishit njohur gruan time, ajo iku dhe na tradhtoi si të ishim ca injorant jo si të ishim të dy me shkollë, ajo farmaciste unë mësues. I thashë m’i lë mua fëmijët dhe nuk donte, se kujtonte se ty është dasmë, fushë me lule të vinin unazat në vesh.

Related Articles

Back to top button