Lajme

“Sali Berisha meriton të…”, Robert Papa bën deklaratën e fortë: Blinken do të humbas vendin e punës..

Analisti Robert Papa deklaroi në edicionin e lajmeve në MCN TV se Sali Berisha e meriton të jetë kryetar i Partisë Demokratike, duke shtuar se nuk kërcënohet nga asnjë rival në parti.

“Duket qartë që ai grupim mbështet Berishën. Kandidaturat si Kadilli dhe Selami s’janë kërcënim. Berisha ka një nuhatje si politikan dhe i shkon deri në fund gjësë. Për mendimin tim e meriton postin e kryetarit. E reja është gara për primare edhe për kryeministrin.

Ajo që s’më pëlqen janë termat grup parlamentar. Të zbehet roli i kryetarit në zëdhënës, të afrohen vlera, kjo duhet të ndodhë në Shqipëri, ndryshe do jetë si vendet e rajonit, ku një autokrat do vazhdojë të jetë kryeministër i Shqipërisë.

A do ishte mire që Shqipëria të kishte një Republikë Presidenciale, dhe shqiptarët të votonin direkt për kandidatët e tyre. Ka mbaruar ëndrra e Yuri Kim. Asaj i mbaron mandati 3-vjeçar, me rregull duhet të kthehet në Departament. Por me lidhjet që ka me Blinkenin, mund të qëndrojë. Edhe Blinken do ta humbas vendin e tij, sepse ka qenë shumë i dobët. Është një elite e majtë, e korruptuar, që nuk e do vendin, që po e çon në krizë ekonomike”, tha Papa.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button