Lajme

20 plumba përshkuan makinën, ngjarja ndodhi në vendin famekeq te atentateve në Elbasan

Një makinë tip BMW është qëlluar e gjitha me 20 plumba në fshatin Papër në Elbasan. Abc mësohen se atentati ka ndodhur në të njëjtin vend ku kanë ndodhur edhe shumë vrasje të tjera.

BMW është qëlluar nga një tjetër makinë që ka qenë në lëvizje. Disa metra më larg vendit ku është qëlluar me breshëri kallashnikovi, makina është gjetur e braktisur nga personat që ishin brenda saj.

Gjatë kontrollit të makinës brenda saj është gjetur edhe një bidon me benzinë. Një tjetër detaj që është konstatuar është se makina e qëlluar është me targa të vjedhura. Nuk dihen ende rrethana të tjera të ngjarjes. Atentati ka alarmuar autoritetet e rendit.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po kontrollojne zonën me qëllim kapjen e personave të përshirë në këtë ngjarje.

Menjëherë pas ngjarjes, në fshatin Papër pranë vendit ku ndodhi ngjarja kanë mbërritur edhe forcat RENEA./abcnews.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button