Lajme

Prona “mollë” sherri në Shqipëri, një i plagosur rëndë pas sherrit për pronën në Kukës, arrestohet autori

 

Prona ka qenë gjithmonë “mollë” sherri në Shqipëri, ku jo pak herë ka shkaktuar edhe viktima.

Një tjetër përplasje për pronën në Shtiqen të Kukësit, ka bërë që një nga dy personat e përfshirë në sherr të përfundojë në spital, pasi ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar me armë zjarri.

Burime për Abc bëjnë me dije se Festim Axhami ka mbetur i plagosur pas një konflikti për pronën me Ermeli Murtati, pasi ky i fundit e ka qëlluar me armë.

Menjëherë pas ngjarjes Axhami është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë që Murtati është arrestuar pak orë pas ngjarjes, pasi ishte shpallur më herët në kërkim nga policia.

 

Njoftimi i policisë:

Plagosi me armë zjarri një shtetas dhe u largua, falë reagimit të shpejtë të Policisë, pas disa minutash ndjekjeje, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit me të cilën autori dyshohet se kreu plagosjen.

Më datë 24.04.2022, rreth orës 15:42, në fshatin Shtiqen, shtetasi E. M., 56 vjeç, pas një konflikti të çastit për motive pronësie, ka plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasin F. A., 46 vjeç, banues në fshatin Shtiqen dhe më pas është larguar me automjet.

Menjëherë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës kanë shkuar në vendngjarje dhe falë reagimit në kohë dhe punës së mirorganizuar, bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin E. M., 56 vjeç, banues në fshatin Shtiqen.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit tip pistoletë, që dyshohet se ka përdorur autori.

I plagosuri shtetasi F. A., ndodhet në spitalin e Kukësit, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Related Articles

Back to top button