LajmeSport

Ankth për botën e futbollit! Legjenda e Juventusit shtrohet me urgjencë në spital…

 

Bota e futbollit është në ankth për gjendjen shëndetësore të Stefano Tacconit, 64-vjeçarit, ish-portierin e Juventusit, ku luajti nga viti 1983 deri në 1992.

Tacconi ndodhet i shtruar në repartin e neurokirurgjisë në spitalin e Alessandrias. Takoni dyshohet se vuante nga ishemia cerebrale dhe u transportua nga urgjenca e Asti në një spital në Alesandria.

 

Me fanellën e Juventusit, ish-portieri i njohur italian fitoi gjithçka. Kupën Interkontinentale ndaj Argentinos JR në vitin 1985, Kupën e Kampionëve në Hejsel në sezonin 1984/1985.

Kupën e Kupave në sezonin 1983/1984 në Bazel ndaj Portos, Kupën UEFA në vitin 1990.

Superkupën e Europës në 1984 ndaj Liverpulit, dy tituj kampion në 1984 dhe 1986, Kupën e Italisë në vitin 1990 me Dino Zofin në pankinë.

Related Articles

Back to top button