ShowBiz

Fejohen Einxhel dhe Dj Dagz? Moderatorja publikoi në Instastory foton e unazës: “Në çdo rrahje të zemrës sime”

 

Një unazë e zakonshme apo një fejesë, çfarë fshihet pas dhuratës së fundit që Dj Dagz i ka bërë Einxhel Shkirës?

 

Kjo është pyetja që shumë prej ndjekësve të çiftit kanë ngritur pas postimit të fundit të moderatores në rrjetet sociale. Einxhel publikoi në Instastory foton e një unaze që Dagz emri i vërtetë i të cilit është Arbër Gumnishtja i ka dhuruar.

Një argument ‘Pro’ se pse mund të lidhet me fejesën? Përtej faktit që është unazë, shenja më domethënëse që personifikon fejesën dhe martesën, çifti ka treguar se janë të gatshëm të hedhin hapa të shpejtë dhe seriozë në lidhjen e tyre. (Madje kanë folur edhe për fëmijët). “Në çdo rrahje të zemrës sime”- shkroi Einxhel krah fotos, një dedikim shumë romantik.

Një argument ‘Kundër”? Nuk është unazë fejese. Ose thënë më qartë nuk është si unazat e zakonshme e tradicionale të fejesave, që janë rreth ose rreth shoqëruar me një gur. Unaza në fjalë shihet se në vend të rrethit është në formën e rrahjeve të zemrës dhe në vend të gurit ka simbolin që përdoret për të mbajtur larg syrin e keq. Pra, mund të jetë një dhuratë romantike e Dj të njohur për partneren e tij por ai nuk i është ulur ende në gjunjë.

A mund të propozohet me një unazë të tillë për fejesë? Sigurisht që po. Fundja në të tilla gjëra nuk ka rregulla të shkruara. Megjithatë, për të mësuar nëse janë fejuar apo jo mbetet të presim një përgjigje nga vetë çifti.

Related Articles

Back to top button