Lajme

“Kërkoj ADN-në e dy djemve, nëse janë të mitë…”- Trondit ish-bashkëshorti i Merushes: Shkova ta kërkoj, por Fationi më kërcënonte

 

Pasi nisi një histori dashurie me Fation Hoxhën, Merushe Hazizi u largua nga banesa e ish-bashkëshortit të saj, Anduelit, shtatzënë dhe me dy djemtë e mitur.

Ajo braktisi 3 fëmijët dhe i la nën kujdestarinë e familjes së saj, për të nisur një jetë të re me djalin e vrasësit të saj.

Në momentin kur vendosi të divorcohej, ish-bashkëshorti i saj Andueli ishte në Greqi. Në një intervistë për emisionin “Me zemër të hapur”, ai tha se u kthye 3 herë në Shqipëri për ta marrë, por hasi në kundërshtimin e partnerin të saj të ri, si edhe vëllait të vogël të Merushes.

Gjatë intervistës, Andueli tregoi se Fation Hoxha e kërcënonte, madje në një rast e kishte futur me forcë në makinë. Ndërsa, sipas tij, vëllai i vogël e Merushes e dhunonte.

Ai rrëfeu se me 3 djemtë e mitur ka komunikuar vetëm 2 herë përgjatë kësaj kohe dhe nuk i ka takuar prej 4 vitesh.

Andueli tha se do të marrë përgjegjësitë për fëmijët, vetëm pasi t’i bëhet ADN-ja e dy djemve të vegjël, duke hedhur dyshime mbi atësinë e tyre.

“Kam 4 vite i divorcuar nga Merushja. Unë rrija në Greqi. Më e kam kuptuar që kishte nisur një lidhje me Fationin, ajo vetë nuk e pranoi.

Më vonë e mora vesh, nga vet Merushja. Kam pasur një ballafaqim me Fationin në Fier, më ka kërcënuar. Më futi në makinë me zor. Merr ish-kunata dhe tha që ‘po vinte policia dhe ikë’. Unë nuk bëra asnjë denoncim, asgjë, e lashë. Pastaj më merrte në telefon dhe më kërcënonte. Se di pse më kërcënonte, nuk e kam denoncuar.

Merushja ka marrë dy fëmijët dhe ishte shtatzënë me të tretin kur iku nga shtëpia, unë isha në Greqi. Jam shtatzënë më tha.

Nuk jam interesuar për fëmijët se më kanë kërcënuar dhe jam larguar nga Shqipëria.

Fationi është fajtori për vdekjen e Merushes, lajmin e mësova nga mediat. Më erdhi shumë keq kur e dëgjova. Nëse do isha në Shqipëri do të shkoja në varrimin e saj.

Po bëj 4 vite që si kam parë dhe as nuk i kam takuar fëmijët. Jam kërcënuar nga Fationi dhe më rrahu ish-kunati vogël, u largova vetë. Vëllai i vogël i Merushes më ka rrahur, denoncimin e kam bërë.

Se di pse më ka dhunuar. Marrëdhënia ime dhe e Merushes ka qenë shumë e mirë. Kam shkuar tek shtëpia ish-vjehrrit e kam kërkuar, 3 herë shkova ta marr.

Vetëm 2 herë kam folur me djemtë, mi nxirrte kunati i madh. Kërkoj të bëhet ADN e dy fëmijëve të vegjël. Nëse fëmijët janë të mijtë do mbaj përgjegjësi”, ka deklaruar ai.

Related Articles

Back to top button