Lajme

E rende! U zhduk 15 vjet më parë, zbulohen detaje të reja në lidhje me vajzën 3-vjeçare,dyshohet se ka…

 

Gati 15 vjet pas zhdukjes së vajzës së re britanike, Madeleine McCann duket se ka një person të dyshuar. Në një deklaratë këtë të enjte, prokurorët portugezë nuk dhanë emër, por u shprehen se ai është i dyshuar kryesor.

Autoritetet njoftuan se personi u identifikua si i dyshuar pasi ata vepruan sipas një kërkese të bërë nga policia gjermane dhe britanike, raportoi Associated Press.

 

Më parë, autoritetet gjermane e identifikuan Christian Brueckner si të dyshuar në këtë rast. Brueckner aktualisht është në burg në Gjermani i dënuar për përdhunim dhe drogë.

Madeleine u zhduk nga vila ku po pushonte me familjen në rajonin Algarve të Portugalisë më 3 maj 2007. Ajo ishte vetëm 3 vjeçe.

Autoritetet gjermane thanë në vitin 2020 se Madeleine besohet të ketë vdekur dhe ata po hetonin Bruekner në lidhje me këtë ngjarje.

Related Articles

Back to top button