Lajme

E papritur! Meteorologu i njohur bën parashikimin: Ja si do te jete moti…

 

Meteorologu Hakil Osmani ka treguar ecurinë e motit gjatë fundjavës.

Ai u shpreh se pritet të ketë një rritje të temperaturave të shtunën dhe të dielën me termometrin që do të shënojë 24 gradë celsius në ultësirën perëndimore dhe deri në 18 gradë celsius në zonat malore.

Të njëjtat intervale të motit do të qëndrojnë edhe të dielën, ndërsa java tjetër, nis me ulje të lehtë të temperaturave dhe reshje të imëta shiu në zonat malore

“Javën tjetër, deri ditën e premte do të qëndrojmë në mot të qëndrueshëm. Kthjellimet do të jenë të dukshme në pjesën perëndimore. Ditën e hënë do të ketë mundësi të pakta me reshje shiu. Mëngjesi i sotëm ka regjistruar vlerën në 4 gradë Celsius në zonat malore, ndërsa maksimalja do të jetë 23 gradë Celsius.

Nesër do të kemi rritje të ndjeshme të temperaturës, ku në ultësirën perëndimore do të shkojnë temperaturat deri në 24 gradë, ndërsa në zonat malore 18 gradë. Temperaturat e ajrit mbeten pranë vlerave normale. Javën që vjen do të rriten vlerat e ajrit dhe temperaturat do të shkojnë deri në 25 gradë Celsius”, tha Osmani.

Related Articles

Back to top button