Lajme

Kush është e dashura 20-vjeçare e Nuredin Dumanit, u kap me armë në brez

Nuredin Dumani është i shumëkërkuari i cili pasi dyshohet se u plagos në Papër të Elbasanit, u arrestua nga policia në apartamentin e tij në ‘Apollonia’ në Fier.

Vrasësi serial i 7 vrasjeve tashmë ndodhet te Trauma dhe pritet të përballet në ambientet e këtij spitali me masën e sigurisë.

Bashkë me Dumanin në pranga ka rënë edhe Bledar Bërdalla, 41 vjeç, banues në Fier, me profesion mjek në qytetin e Fierit, i cili akuzohet për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, Ermal Gjeçi, 36 vjeç, banues në Fier, me profesion ndihmësmjek në qytetin e Fierit, që akuzohet për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, roja Henrik Hoxha, 40 vjeç, banues në Fier, për veprat penale

“Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” si dhe M. Hajdini 20 vjeçe, banuese në Kosovë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit” e cila bashkëjetonte me Nuredin Dumanin.

Njoftimi i Policise:

M. H., 20 vjeçe, banuese në Kosovë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button