Lajme

E rende! 23 vjeçari u ekzekutua pasi kishte ngrënë iftarin me familjen e tij,policia nxjerr detaje të reja…

 

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 23-vjeçarit pranë një restoranti ditën e djeshme në Klinë të Kosovës. Fazli Hoxha u vra pasi kishte ngrënë iftarin me familjen e tij.

Sipas të dhënave të policisë, pesë persona janë ndaluar për 48 orë për vrasjen e Fazli Hoxhës dhe plagosjen e dy vëllëzërve të tij. Vrasja mendohet se nisi pas një përleshje fizike që kishte pasur viktima me njërin nga të dyshuarit kohë më parë në Itali. Bashkë me vëllezërit Gashi në sulmin ndaj Hoxhës ishte edhe xhaxhai i tyre.

“Në vend ngjarje kanë dalë të gjitha njësitet kompetente të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, prokurori i shtetit, pas një pune intensive operative dhe hetimore është arritur të identifikohen dhe arrestohen pesë (5) të dyshuar në rast: ·A.G. lindur me 1980,·N.G. lindur me 1992, A.G. lindur me 1998, B.G. lindur me 1985, B.G. lindur me 1974″-thuhet në njoftimin e policisë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:43 minuta, kur edhe është njoftuar Policia se në Klinë ka pasur të shtëna armësh dhe të plagosur. Dy vëllezërit e tij kanë refuzuar trajtimin në spital.

Fazli Hoxha, kishte lindur në vitin 1999, pak muaj pasi babai iu vra nga forcat serbe dhe u pagëzua me emrin e të atit. Ai dje nuk arriti t’i shpëtojë plagëve dhe sapo u dërgua në spital, mjeku njoftoi se kishte vdekur. Hoxha ishte student në Fakultetin Juridik në Prishtinë.

 

Related Articles

Back to top button