Lajme

Tragjedi, shqiptari u përfshi në një aksident në autostradë por ndersa kontrollonte makinen përplaset nga një makinë e tretë…

 

Një shqiptar 49-vjeçar ka humbur jetën në sy të bashkëshortes dhe vajzës pas një aksidenti të rëndë me makinë. Mediat në Itali raportojnë se Ndriçim Gjuzi po udhëtonte me familjen e tij kur automjeti i tij tip “Fiat” u përfshi në një aksident në autostradë.

Makina me të cilën udhëtonte 49-vjeçari, që me vete kishte grua dhe vajzën 4 vjeçe u përplas nga një makinë tip “Opel Corsa”.

Nga përplasja nuk pati të lënduar, por tragjedia ndodhi më pas. Shoferët e dy automjeteve kanë dalë nga automjetet për të parë dëmet dhe kanë vendosur që të spostojnë makinat në korsinë e emergjencës për t’u sqaruar.

Por, ndërsa Gjuzi po bëhej gati të hipte në mjetin e tij, u përplas nga një makinë e tretë. Përplasja këtë herë rezultoi tragjik. /abcnews.al/

Related Articles

Back to top button