Lajme

Fëmijët blejnë lirisht cigare në dyqane edhe pse ndalohet me ligj /“Mos thuash e mora këtu se t’i preva k***t”,

 

Emisioni Stop në Tv Klan denoncon mbrëmjen e sotme shitjen e cigareve tek fëmijët, që ndalohet me ligj.

Përmes kamerës së fshehtë, një fëmijë i infiltruar nga Stop shkon në disa dyqane ku kërkon të blejë cigare. Ai justifikohet duke thënë se “i do për mamin”.

Por edhe pse i mitur, shitësit i japin cigaret fëmijët në kundërshtim me ligjin. Pothuajse në të gjitha dyqanet që ne testuam, fëmijët mundën të blejnë lehtësisht cigare dhe alkool, megjithëse kishin dijeni se një gjë e tillë ndalohet ligjërisht.

DYQANI 1

I mituri – Si je? Mund të më japësh nji Marlboro 4-tra?

Dyqani 1 – Për kë e do?

I mituri – Për mamin!

Dyqani 1 – Mere!

I mituri – Urdhëro! (I jep lekët) Edhe nji birrë!

Dyqani 1 – Do qese? Apo ke ku i vendos?

I mituri – Jo, më jep nji qese të lutem! I fut dot të lutem, nëse ke mundësi?

I mituri – Faleminderit!

DYQANI 2

I mituri – Ça bone?

Dyqani 2 – Si je?

I mituri –Cigare elektronike?

Dyqani 2 – Kam!

I mituri –Mund të më japësh nji?

Dyqani 2 – Je I voçkël, hë burrë! Duhet të vish me një të rritur! Nga kto papet thua ti?

I mituri –M’i trego! Po!

Dyqani 2 – Kto i kam me çmim më të mirë unë. Nga 800 thithje nga 10 mijë, 8 mijë lekë.

I mituri –Do ma japësh nji të lutem?

Dyqani 2 – Po je i vockël të keqen xhaxhi! Po ja të më vijë prindi pastaj, të më thotë pse ia dhe pse ia bëre kshu. Gjej nji të rritur e hajde ta jap!

I mituri –S’i kam, prandaj!

Dyqani 2 – Se mos e thoj, e mora ktu. T’i preva koqet!

I mituri –Sa kushton? Sa kushton edhe njëherë?

Dyqani 2 – 8 mijë , 8 mijë!

I mituri –Ok! Më jep nji tjetër!

Dyqani 2 – Me ça e do?

I mituri –S’ka problem, me ça të jetë! Vetëm të punojë!

Dyqani 2 – Të të jap ktë të mirën ndaj, me akullore!

I mituri –Faleminderit!

Dyqani 2 – Pa nikotinë!

I mituri –Po! Provoje njëherë, se mos..! Bën?

Dyqani 2 – Po! Na!

I mituri –Urdhëro! (I jep lekët) Faleminderit!

Dyqani 2 – E do kutinë?

I mituri –Po, ma jep! Faleminderit!

Dyqani 2 – Mirupafshim!

I mituri –Pafshim!

DYQANI 3

I mituri – Si je?

Dyqani 3 – Mirë!

I mituri – Do më japësh një veip?

Dyqani 3 –Ça veipi do ti?

I mituri – Ça janë kto me pompa?

Dyqani 3 –Po! 7500 lekë!

I mituri – 7 mijë!

Dyqani 3 – e 500-nd!

I mituri – Na urdhëro, se i kam fiks! 8 mijë!

Dyqani 3 –Me ça e deshe ti, se s’ka shumë shije?

I mituri – Ça të ketë më, se kam problem.

Dyqani 3 – E do me nai shalqi?

I mituri – Ok!

Dyqani 3 –Është e mirë me shalqi.

I mituri – A punon?

Dyqani 3 –Ja, se ta hap unë ktu!

I mituri – Hape!

Dyqani 3 –Ta heq merakun!

I mituri – Rrofsh!

Dyqani 3 –Mos e rruj ti! Ktë do ja mbash ktë kapakun, se kur s’e pi, e fut ktu. A më kupton?

I mituri – Ah ok!

Dyqani 3 –Jepi. T’ia vej kto prapë?

I mituri – Po!

Dyqani 3 –Edhe e mba ti e rregullo me terezi, mos ia humb kto, se i ke…!

I mituri – Ah, ok!

Dyqani 3 – A kupton? Kur s’e përdor, tak, ja vendos ktë, e fut te kutia, i vë dhe kapakun edhe e mban në çantë!

I mituri – Rrofsh! Paçim!

Dyqani 3 – Ciao!

DYQANI 4

I mituri – A ke cigare të hapme?

Dyqani 4 – Hë?

I mituri – Cigare të hapme!

Dyqani 4 – Cigare të hapme ti ee..? Ç’do me cigare të hapme ti, mer bir?

I mituri – S’i du për vete!

Dyqani 4 –Ti je i vogël, mor bir! Për kë i do cigaret?

I mituri – Për mamin!

Dyqani 4 – Për mamin. Sa do?

I mituri – 1 mijë lekë!

Dyqani 4 –1 mijë lekë? Slims?

I mituri – Po!

Dyqani 4 – Hajd! Thashë, se i doje ti për vete, mor bir!

I mituri – Jo, mo xhaxh!

Dyqani 4 –Merri!

I mituri – Rrofsh!

Dyqani 4 –Rrofsh ti, o bir! Po vetëm ishallah i ke ashtu, si më the hë..!

I mituri – Jo mo, unë s’e pi për vete, se merrem me sport.

Dyqani 4 –Mirë!

I mituri – Pafshim!

DYQANI 5

Dyqani 5 – Hë ça do çuni?

I mituri – A ke cigare të hapme?

Dyqani 5 – Për ça i do cigare të hapme ti?

I mituri – Për mamin!

Dyqani 5 – Mirë! Bjeri lekët! Ça do marrësh?

I mituri – 1 mijë lekë slims!

Dyqani 5 – Prandaj të them, se mami e di, që s’lejohet kalamajve me u dhënë cigare!

I mituri – Po, po e di. Urdhëro!

Dyqani 5 – Nuk lejohet!

I mituri – E di!

Dyqani 5 – 2,4,6. E ka ligji të venë 1 milionë gjobë. 3 milionë na e kanë vu ne, po kapën kalamaj t’u ble cigare.

I mituri – Më jep dhe nji birrë, sa për shpp..!

Dyqani 5 – Ça?

I mituri – Shplarje! Birrë birrë Pxxx!

Dyqani 5 – Do birrë?

I mituri – Po!

Dyqani 5– Pxxx

I mituri – Po!

Dyqani 5– Po na të japë kusurin 100-nd lekë. Prit t’ia jap një kshu Pxxx çunit!

I mituri – Faleminderit! Rrofsh!

Vetëm një shitëse i tha fëmijës se nuk kishte cigare, duke refuzuar që t’ia shiste për shkak se është minoren. /tvklan.al

Related Articles

Back to top button