Lajme

Tronditëse! Vrau vajzën, gruan dhe më pas veten, çfarë fshihet pas krimit të rëndë të ish-zëvendëspresidenti i Gazprombank

 

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik pas bërjes së saj mediatike në Rusi.

Më herët mediat kanë njoftuar se ish-zëvendëspresidenti i Gazprombank, Vladislav Avaev, ka qëlluar gruan dhe vajzën e tij dhe më tej ka kryer vetëvrasje

Sipas raportimeve trupat e pajetë u gjetën nga një e afërme e viktimave, e cila dyshoi pasi nuk mund të lidhej në telefon me asnjërin prej tyre, raportoi media ruse Pravda.ru.

Ndër të tjera bëhet me dije se ajo gjeti trupat e ish-zëvendëspresidentit të Gazprombank dhe gruas së tij Elena në një dhomë, ndërsa trupin e vajzës së tyre 13-vjeçare Maria, në një dhomë tjetër.

Grupi hetimori doli në përfundimin se ai që kishte kryer vrasjet dhe më tej kishte vrarë veten ishte bankieri Avaev, pasi arma gjendej në dorën e tij.

Arsyet e ngjarjes janë të paqarta, por raportohet se Avaev ishte në një mosmarrëveshje ligjore me gruan e tij për të drejtën për të rritur vetëm vajzën e tyre Maria.

Related Articles

Back to top button