Lajme

Arjan Çani tregon ” thembrën e Akilit të Edi Ramës “/ Duhet të heqim dorë nga bullshitet’ dhe hipokrizia e bashkimit.

 

Arjan Çani, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka folur për krizën që vijon në Partinë Demokratike dhe për objektivat e Sali Berishës.

Çani tha se Berisha duhet të lobojë në SHBA kundër vendimit që e ka shpallur non-grata, ndryshe nga çfarë deklaron, sepse lobimi është edhe ” thembra e Akilit të Edi Ramës “.

“Berisha të mos bëjë gabimin, që thotë unë nuk do të loboj kurrë për të hequr vendimin e non-gratës. Berisha duhet të gjejë gjithë milionat e botës dhe duhet të lobojë.

Thembra e Akilit të Ramës është lobimi me të huajt. Berisha duhet të bëjë të njëjtën gjë. Duhet të lobonte pafund, madje është shumë vonë.

 

Berisha duhet të mbarojë punë sa më shpejt. Duhet të heqim dorë nga bullshitet’ dhe hipokrizia e bashkimit. Bashkimi nuk ndodh. Kanë axhenda të ndryshme, do të ndahen”, tha ndër të tjera Çani.

Related Articles

Back to top button