Lajme

Flet nëna e shqiptarit të dyshuar për përdh*nim: Dëgjova vetëm të qeshura, djali erdhi dhe tha: Do të jem në dhomë me një vajzë’

 

Ka një version tjetër për përdhunimin e dyshuar të nxënëses 17-vjeçare nga një shqiptar – i cili fillimisht u tha se ishte pakistanez dhe ky version vjen nga nëna e 27-vjeçarit.

Pas arrestimit të djalit të saj pasditen e së martës 12 prill, nëna e 27-vjeçarit pohon se ajo ishte në shtëpi në Agia Varvara, mbrëmjen e 11 prillit kur djali erdhi bashkë me një shoqe.

Nëna foli me gazetën greke To Proto Thema dhe shpjegoi se i biri erdhi në banesë me një vajzë dhe për aq sa qëndruan dëgjoi vetëm të qeshura nga dhoma ku rrinin.

“Djali im hyri në shtëpi pak pas orës 9 të mbrëmjes dhe më tha ‘mos më shqetëso, d Nuk dëgjova zhurmë apo të bërtitura siç thonë, dëgjova vetëm të qeshura ”, pohon ajo dhe shton:

“Çfarë ndodhi më pas, ishte e papritur. Policia hyri në shtëpi të nesërmen dhe më kërkoi djalin. Fillimisht as që e kuptova që ishin policë, nuk më shkoi mendja”, tha nëna e të akuzuarit për përdhunimin e 17-vjeçares.

 

Nëna madje shton se në shtëpi, ishte dhe një i afërm i tyre natën kur djali erdhi me një vajzë.

Djali 27-vjeçar është arrestuar dhe po mbahet në burg, ndërsa ditën e premte pritet të dalë në gjykatë nën akuzën për përdhunim të nxënëses 17-vjeçare.

Autoritetet pohojnë se mbështeten vetëm tek pretendimet e vajzës, në akuzën e ngritur ndaj 27 vjeçarit.

Sipas hetimit, 27-vjeçari ishte takuar me të miturën nga Kamatero pasi ishte njohur disa ditë më parë përmes një platforme takimesh ku kanë shkëmbyer llogaritë e tyre në Instagram dhe kanë vazhduar bisedën.

Sipas denoncimit të vajzës, pasditen e të hënës kanë rënë dakord të takohen. Djali ka shkuar në banesën e saj ta marrë, kanë dalë të dy dhe kanë shkuar në park. Më pas ai e ka ftuar të shkojnë në shtëpinë e tij. Vajza thotë se kjo është bërë me dhunë dhe shton se kur u futën në dhomë, ai ndezi televizorin dhe e përdhunoi.

Rreth 35 minuta më pas, kanë dalë dhe djali e çoi me motor në shtëpi ku sipas saj i tha: “Mos më denonco, sapo kam dalë nga burgu dhe më fusin prapë brenda”.

Policia tha se gjeti gjurmë gjenetike të të dyshuarit në rrobat e vajzës. /noa.al

Related Articles

Back to top button