Lajme
E rëndë! Pas 14 ditë kërkimesh, gjendet trupi i 10-vjeçarit të mbytur në lumin Fan
Pas 14-ditësh është gjetur trupi i 10-vjeçarit që u mbyt në lumin Fan.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në momentin kur 10-vjeçari ishte futur në ujë për të kapur topin pasi kishte qenë duke luajtur me fëmijët e tjerë.
Mësohet se i mituri është rrëmbyer nga rrjedha e lumit.
Menjëherë nisën kërkimet për gjetjen e trupit të të miturit, ndërsa familja Laska prej ditësh kishte hapur dyert e mortit.