Lajme

Zbulohet pasuria e ‘çmendur’ e Tom Doshit. Vila me vlerë miliona euro në Australi, Tiranë, Shkodër dhe Durrës…

 

Njeriu i listës së zezë së SHBA, Tom Doshi, fshehu 23 milionë euro pasuri që në ‘2015 sipas ILDKP; prokurorët i mbyllën dosjen pa hetim mbi origjinën e pasurisë. Krijoi një perandori me burim të dyshimtë.

Vila me vlerë miliona euro në Australi, Tiranë, Shkodër dhe Durrës. Transkasione miliona euro, pallate, ndërtesa, magazina, apartamente, karburante, prona, fabrika, biznese, kapje të tregut të farmaceutikës, makina luksoze etj.

Kjo është vetëm një pjesë e pasurisë së dyshimtë së Tom Doshit, me vlerë dhjetëra milionë euro. Dyshimet janë të forta se baza e kësaj pasurie janë pastrimi i parave të pista, trafiqet, korrupsioni, shantazhi dhe skemat mashtruese. Nuk është rastësi që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ka futur Tom Doshin që në vitin 2018 në listën e zezë për korrupsionin madhor dhe shkelje të të drejtave të njeriut.

7 vite më parë, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesave, referoi një dosje në prokurori për Tom Doshin, ku e akuzonte se kishte fshehur të paktën 23 milionë euro pasuri. Në këtë dosje të Prokurorisë së Përgjithshme ishte Adriatik Llalla, sot i dënuar, po për fshehJe pasurie dhe pjesë e listës së zezë së SHBA. Llalla dhe vartësit e tij e mbyllën dosjen e pasurisë së Tom Doshit pa bërë një hetim të thelluar për origjinën dhe pastrimin e dyshuar të parave në Australi. Besohet se për të mbyllur dosjen, Doshi ka hedhur disa milionë euro.

Tashmë SPAK ka një arsye të shumëfishtë për të nisur një hetim dhe për të zbuluar të vërtetën e pasurisë së Tom Doshit.

Së pari, Tom Doshi është subjekt i SPAK si ish deputet.

Së dyti, SHBA-të e kanë shpallur non grata si të korruptuar.

Së treti, Tom Doshi ka futur duart në buxhetin e shtetit, duke marrë çdo vit miliona euro në shëndetësi, përmes Profarma dhe kompanisë Aldosch.

Së katërti, me paratë që merr në buxhetin e shtetit, blen vota dhe i bën presion dhe shantazh Edi Ramës, me mandate deputetësh, me qëllim që Rama të mbajë hapur për Doshin grykën e thesit të buxhetit të shtetit.

Një pjesë e pasurisë së deklaruar nga Tom Doshi

Truall dhe ndërtese, 2.1 milionë USD

Tre vila në Australi me vlerë rreth 1.4 milionë dollarë australianë

Ndërtesë në Australi, 800 mijë dollarë australianë

Blerje shtëpie në Australi, 500 mijë dollarë australianë

Vilë në Shkodër, 300 mijë USD

Vilë në Durrës, 400 mijë USD

Truall 2 mijë m2, me vlerë 400 mijë USD

Pikë karburanti në Durrës, 400 mijë USD

Pikë karburanti, 250 milionë lekë

Fabrikë qumështi ‘Ajka’, 2.6 milionë USD

Prodhime Farmaceutike sha, 6 milionë USD

Kompania Aldosch, 1 milionë lekë

Blerjen e një pasurie të paluajtshme, 932 mijë euro.

Shitja pasuria të paluajtshme, 8 milionë USD

Blerja 100 % aksioneve të kompanisë …. Far,a, 1 milionë euro

Tokë arë në Vlorë, 717 mijë euro plus 140 milionë lekë

Godinë banimi në Durrës, 2 milionë euro

Tokë truall në Tiranë, 740 mijë euro

Blerje toke, 1 milionë euro

Ambiente banimi në Tiranë, 640 milionë lekë

Blerja dyqani, 370 mijë euro

Apartament plus garazh, 308 milionë lekë

Ndërtesë në Tiranë, 50 %, 530 milionë lekë

Pronar me 50 % i një trualli në Tiranë, 300 mijë euro.

Ambiente banimi në Tiranë, 290 milionë lekë

Apartament në Tiranë, 110 milionë lekë

Apartament në Tiranë, 170 milionë lekë

Apartament plus garazh, 100 milionë lekë

Apartament në Tiranë, 170 milionë lekë

Apartament në Durrës, 40 milionë lekë

Apartament në Durrës, 20 milionë lekë

Apartament në Durrës, 39 mijë euro

Apartament 89 milionë lekë

Ndërtesë dhe truall në Tiranë, 35 milionë lekë.

Garazh, 30 mijë euro

Apartament në Tiranë, blerë me shkëmbim.

550 m2 në Hotelin tek rruga e Durrësit në Tiranë, 160 milionë lekë

Apartament te “Shallvaret”, Tiranë

Ambiente banimi në Tiranë, 110 milionë lekë.

Ambiente banimi në Tiranë, 110 milionë lekë.

Pasuri e dhuruar nga shoqëria, 3.7 milionë USD

Pasuri e dhuruar nga shoqëria, 8.5 milionë USD

Kontratë kalim pronësie, 7.7 milionë USD

Zgjidhur kontratë shit-blerje pasurie, 7.7 milionë USD

Zgjidhur kontratë shit-blerje pasurie, 530 milionë lekë.

Zgjidhur kontratë shit-blerje pasurie, 570 milionë lekë.

Zgjidhur kontratë shit-blerje pasurie, 1 miliard lekë

Shpërndarje fitimi nga kompania Aldosch 390 milionë lekë

Shpërndarje fitimi nga kompania Aldosch 250 milionë lekë

Shpërndarje fitimi 80 milionë lekë nga kompania Aldosch

Shpërndarje fitimi 62 mijë euro nga kompania Aldosch

Shpërndarje fitimi 240 milionë lekë nga kompania Aldosch

Shpërndarje fitimi 260 milionë lekë nga kompania Aldosch

Shpërndarje fitimi nga kompania Aldosch, 1 600 euro, 32 milionë lekë, 2 000 euro

Shpërndarje fitimi nga kompania Aldosch, 210 milionë lekë dhe 29 mijë euro

Shpërndarje fitimi nga kompania Aldosch 40 milionë lekë

Shpërndarje fitimi nga shoqëria ‘Galaxy’ 610 milionë lekë.

Shpërndarje fitimi nga shoqëria ‘Galaxy’ 150 milionë lekë.

Shpërndarja fitimi nga Profarma, 1.3 milionë USD

Shpërndare fitimi nga shoqëria Profarma sha, 760 milionë lekë.

Shpërndarje fitimi nga shoqëria Antibiotik sha, 16 milionë lekë.

Të ardhura nga revokim kontrate nga shoqëria “EGS”, 160 mijë euro.

Shitje vile në Australi, 2 milionë dollarë australianë

Shitje shtëpia dhe trualli në Astrali, 700 mijë dollarë australianë

Shitja e automjetit, shitja e shtëpisë dhe qiratë në Australi 145 mijë euro.

Shitje prone, 250 mijë euro

Shitja e pasurie, 50 mijë uro

Shitja e pasurie, 41 mijë uro

Shitja e pasurie, 15 mijë uro

Shitje makine, 40 mijë euro

Shitur sipërfaqe toke, 1.1 milionë USD

Shitje shoqërisë farmaceutike, 4 milionë euro

Shitje shoqërisë prodhime farmaceutike, 6 milionë euro

Shitja e kompanisë Ajka, 1.9 milionë euro

Shitur pikë karburanti, 670 milionë lekë

Kontratë kalim pronësie, 842 mijë euro.

Ndërtim objekti 1 864 m2, në truall 8 003m2, përfiton 35% të ndërtimit.

Shit-blerje kuotash, 350 milionë lekë.

Shit-blerje e dy apartamenteve, 780 milionë lekë

Përfituar me akt-shkëmbimi truall 8002 m2 dhe 3315 m2.

Bashkëshortja Xhovana Doshi paga nga Profarma 130 milionë lekë, për vitin 2019

Bashkëshortja Xhovana Doshi paga nga Profarma 210 milionë lekë, për vitin 2018

Xhovana Doshi paga 93 milionë lekë, viti 2017

Xhovana Doshi paga 92 milionë lekë, viti 2016

Xhovana Doshi paga 76 milionë lekë, viti 2015

Xhovana Doshi paga 45 milionë lekë, viti 2015

Djali, James Doshi, paga nga Profarma 42 milionë lekë, për vitin 2019

Tom Doshi, shitje pasuria 37 milionë lekë

Kontratë për ndërtim, 18.9 % e sipërfaqeve parkimi, magazine, shërbimi dhe banimi.

Kontratë për kalim të drejtash tek T. D. T, 75 mijë euro.

Kontratë për kalimin e të drejtave në kompaninë T. D. T, 191 mijë euro, anuluar

Tom Doshi gjendje në llogari, 8 mijë euro, 98 milionë lekë, 6 mijë euro etj.

Xhovana Doshi, gjendje në llogaritë bankare 380 milionë lekë, 9 mijë paund, 190 milionë lekë

Fëmijët, gjendje në llogari llogarisë 60 milionë lekë, 60 milionë lekë, 220 milionë lekë, 100 milionë lekë.

Hua të marrë nga Profarma 330 milionë lekë

Djali, James Doshi, 7 000 000 lekë për blerjen e 49% aksioneve IFUEL

Blerje tokë në Vlorë, 28 milionë lekë

Kontratë shitje pasurie, 250 000 euro.

Zgjidhur kontratë shit-blerje pasurie, 2.8 milionë USD.

Makina të ndryshme në vlera, 56 mijë USD, 29 mijë euro, 30 mijë euro, 78 mijë franga

Makina të ndryshme në vlera 45 milionë lekë, 68 mijë euro, 20 mijë euro

Makina të ndryshme 35 000 paund, 9 000 euro, 500 000 lekë.

Orë dore, 14 mijë euro./Pamfleti

Related Articles

Back to top button