Lajme

Mero Baze: Berisha, dietat i ka para xhepi para miliardave që ai dhe familja e tij i kanë rrëmbyer këtij vendi! T’ua dhurojë familjeve të fëmijëve të vrarë në Gërdec

 

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se do të refuzonte dietat diku te 700 mijë lekë të vjetra, që i ishin hedhur në bankë për muajin shkurt.

Por për gazetarin Mero Baze, kjo është një tentativë e Berishës për t’u dukur si hero, ndërsa dëshmon që “nuk ka qenë kurrë i interesuar për se paguhet dhe sa paguhet”.

 

Baze thotë se deklarata e tij e sotme, “se i ka kërkuar financës së Kuvendit të tërheqë nga llogaria e tij pagesat për dietat” është një gënjeshtër.

“Së pari, Sali Berisha nuk mund të paguhet për “dieta” pa aplikuar të marrë dietat. Për të marrë dietat si deputet duhet të mbushësh një formular dhe të tregosh ku ke udhëtuar. Financat e Kuvendit nuk janë të japin para automatikisht për dietat. E vetmja pagesë automatike e Kuvendit për deputetët është rimbursimi i telefonit dhe karburantit në masën 35 mijë lekë të reja”, shpjegon Baze.

Gazetari Baze thotë se Berishës as nuk i ka interesuar ndonjëherë rroga, që i ka si para xhepi para miliardave të familjes së tij.

“Fakti që Sali Berisha i referohet kësaj pagese si “dieta”, tregon se ai nuk e ka marrë rrogën, nuk ka pyetur kurrë për rrogën dhe nuk di as vetë se për çfarë paguhet si deputet. Arsyen e dimë.

Ato janë para xhepi para miliardave që ai dhe familja e tij i kanë rrëmbyer këtij vendi, derisa u akuzuan për korrupsion domethënës nga Departamenti i Shtetit i SHBA. Ai nuk ka shkuar në Kuvend për dieta dhe rrogë, por për të mbrojtur miliardat e vjedhura nga pushteti i tij”.

Më tej, në shkrimin e tij, Baze ka dhe një propozim për paratë që Berisha nuk i do.

“Kuvendi nuk ka kompetencë t’i tërheqë lekët që i takojnë si deputet. Aq më tepër që ai është ndër të paktët, që nuk është bërë deputet për rrogë, por për imunitet. Rrogën sot e ka zbuluar për herë të parë.

Por nëse do që rrogën dhe pagesat për telefon dhe karburant t’i dhurojë, mund t’ia çojë fëmijëve të familjeve të vrarë në Gërdec apo më 21 janar. Bën nje sevap dhe per djalin që e ka futur në gjak për të vjedhur”, përfundon gazetari Mero Baze.

Related Articles

Back to top button