Lajme

Bordi merr vendimin, rritet sërish çmimi i karburanteve!Ja me sa do të shitet një litër naftë dhe benzinë

 

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimin e karburanteve. Duke filluar nga sot, karburantet do të shiten më shtrenjtë në treg, gjë që bën të arrijmë pranë shifrave të krizës së ditëve të para të luftës në Ukrainës.

Më konkretisht, një litër naftë me pakicë do të shitet me 235 lekë, kurse një litër benzinë me 211 lekë. Ndërkohë, nuk ndryshon asgjë për gazin, i cili shitet me 115 lekë/ litri.

Vendimi i Bordit do të reflektohet sot nga ora 18.00 p.m, deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Related Articles

Back to top button