Lajme

Ngjarja tragjike / Vdes futbollisti 29-vjeçar, priste të bëhej baba…

 

Një futbollist 29-vjeçar është “shembur” në tokë në fushën e një stadiumi në Lamia të Greqisë për shkak të një ataku kardiak.

Ai u dërgua në spital, por nuk mundi të shpëtojë.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në stadiumin e Neos Krikellos, ku Iraklis Roditsas po luante kundër Divrit.

I riu luajti si zëvendësues në pjesën e dytë dhe rreth një çerek para përfundimit të ndeshjes u ndje keq dhe u largua i vetëm në dhomën e zhveshjes ku edhe ra në tokë.

Mjeku i ndeshjes dhe një tjetër staf ndihmës që ndodhej në stadium për të ofruar ndihmën e parë kanë nxituar, ndërsa është thirrur një ambulancë e cila ka mbërritur menjëherë në stadiumin, por futbollisti fatkeq nuk shpëtoi.

Të gjithë bashkëlojtarët e tij dhe lojtarët e skuadrës së Iraklis Roditsas janë të shkatërruar nga humbja e futbollistit 29-vjeçar, i cili në fakt pas pak muajsh do të bëhej baba, pasi bashkëshortja e tij është shtatzënë.

Related Articles

Back to top button