Stil dhe Jete

E rrallë, fshati me 5 banorë, i riu i vetëm: “Pse të iki, kam dhe një punë këtu, nuk jam keq”

 

“Pse të iki, kam dhe një punë këtu, nuk jam keq”.

Vangjeli është i vetmi i ri që nuk ka braktisur fshatin Sirikat të Sarandës. Mund të konsiderohet si rast i rrallë për faktin se në këtë fshat veç 34 vjeçarit jetojnë dhe 4 banorë të tjerë të moshuar.

Vangjeli jeton me prindërit dhe nuk është martuar. Ai është shpresa e vetme që mund të popullojë Sirikatin, këtë fshat me dy familje.

Prej dekadash, problem për banorët është amortizimi i rrugës, që nga Saranda është vetëm 14 km. Por për të mbërritur duhen mjete të larta. Udhëtim që duhet të zgjaste 15 minuta shkon rreth 1 orë.

“Ka para tre muaj, erdhën e mirëmbajtën pak, një ditë vetëm dhe ikën dhe i them tani drejtorit të rihapet rruga, do vijmë më thanë”, ka thënë ai.

Nëse rruga nuk rregullohet dhe në një të ardhme e Vangjeli do jetë i detyruar të largohet.

“Në këto kushte jo. Do doja ta njihnin vendin, nuk jam ai që do ti them mos hajde në fshat, që kam banuar kam jetuar, nëse do rregullohet shtëpia ja ku e kan shtëpinë, të vijnë.

Urania është nëna e Vangjelit. 65 vjeçarja ndjen nostagji për kohën kur fshati ishte i populluar. Për të mos u ndjerë vetëm përpiqet të mbushë kohën me punët e shtëpisë dhe kopshtari.

“Me punët e shtëpisë, me bagëtite, kopshtin. Jam vetë dhe vajzë e vetme jam. 2 shtëpi kanë ngel, ca ikën në Greqi disa të tjerë poshtë te varrezat, kanë vdekur, kisha prindërit edhe ata vdiqën, më përpara mblidhesha’, ka thënë ajo.

Mosha nuk e favorizon që të largohet nga fshati.

“Ku te vemi shtëpinë e kam këtu, pasurinë e të gjitha, të bëj shtëpi do lekë, ku të vemi, ikëm në Greqi u kthyem. i kisha të vegjël fëmijët, unë nuk punoja”.

Fshati Sirikat ndodhet mbi lumin Bistricë.

Related Articles

Back to top button