Lajme

Media në zi! Ndahet nga jeta spikerja e njohur e lajmeve, nuk e mposhti dot sëmundjen e rëndë…

 

Folësja e lajmeve në NBC, Wendy Rieger, ka humbur betejën me kancerin e trurit, një vit pasi u diagnostikua. Wendy Rieger, 65 vjeçe, kishte një karrierë të gjatë në televizion, duke lënë të trishtuar shumë kolegë të saj.

Rieger u diagnostikua me glioblastoma, një tumor agresiv i trurit, në maj 2021. Në muajin dhjetor ajo doli në pension, ndërsa lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta e ka dhënë NBC.

“Ne humbëm Wendy Rieger tonë të zgjuar, plot gjallëri dhe të mrekullueshme”, thuhej në deklaratë.

Për më shumë se 30 vjet, shikuesit e NBC4 në Uashington “përshëndeteshin” çdo ditë me të përmes ekranit duke e bërë atë një ndër figurat më të dashura të televizionit.

 

Related Articles

Back to top button