Lajme

“Të dalë lakuriq para hotel Tiranes”, Milaim Zeka bën deklaratën e papritur për Blendi Fevziun,ja detajet…

 

Gazetari Milaim Zeka u shpreh ditën e djehsme se nëse Edi Rama do ta kishte kapur nga veshi ashtu si Blendi Fevziun, do të dilte lakuriq para Hotel Tiranës.

Zeka tha se Edi Rama tallet me shumë Blenda, dhe jo vetëm me Blendi Fevziun. Sakaq, Zeka u shpreh se Rama e di se cilët gazetarë dhe cilat media janë të zhytura në kazanin e tij të plehrave.

“Me ma pas ngreh mua veshin Edi Rama si ja ka ngreh Blendi Fevziut, unë do të dilja lakuriq para hotel Tiranës se sa do të shfaqesha përsëri si moderator në një studio televizive.

Po të dal lakuriq, qytetarët do të thonin ‘i gjori është çmendur’ por të ma ngrehi veshin një politikan si moderator nuk do ndodhte kurrën e kurrës.

Por Edi Rama tallet me shumë Blenda, jo vetëm me Blendi Fevziun. Atë kazanin e plehrave që Rama vetë e ka krijuar e di se cilët gazetarë dhe cilët media janë zhytur në atë kazanin e tij të plehrave”-tha Zeka.

Related Articles

Back to top button