Lajme

Ngjarja e mbuluar nga misteri/ Gjendet e plagosur rëndë një femër në qendër tregtare…

 

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ndodhi në një qendër tregtare në Egaleo të Greqisë, duket që ngjarja është veshur me mister.

Sipas informacioneve, ajo është gjetur e plagosur rëndë nga roja i qendrës tregtare në orën 7 të mëngjesit dhe është transportuar me autoambulancë në spital.

Sipas autoriteteve, paraprakisht dyshohet që ajo të ketë rënë nga lartësia por nuk kanë mundur dot të sqarojnë nëse ishte një tentativë vetëvrasjeje, një aksident apo një vepër kriminale.

Në vendngjarje policia ka sekuestruar pamjet nga kamerat e sigurisë të qendrës tregtare për të parë se çfarë ka ndodhur saktësisht.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button