Lajme

Këngëtarja shqiptare rrëzohet në mes të skenës, shihni reagimin e saj (Video)

 

Eleni Foureira ose ndryshe, Entela Fureraj, e lindur në 7 mars 1987 në qytetin e Fierit, është një ndër këngëtaret më të famshme dhe më të diskutuara në shtetin fqinj, Greqi.

Këngëtarja njihet për energjinë që ka gjatë performancave në skenës.Ajo bëri namin në “Eurovision” me hitin e saj “Fuego”, gjithashtu edhe pak javë më parë në koncertin e Malumas, ku ishte e ftuara speciale.

Epo gjatë super performancave të saj do ndodhin edhe të papritura, siç ka ndodhur së fundmi.

Eleni ishte duke performuar në një klub të Athinës ku u përball me një situatë të pakëndshme teksa po kërcente me balerinat krah saj, ku për një moment rrëzohet.

Mirëpo, një pjesë e publikut nuk e kuptuan se këngëtarja u rrëzua.Ajo reagoi menjëherë duke bërë të duket pothuajse si një lëvizje kërcimi.

Related Articles

Back to top button