Lajme

Frrok Çupi parashikon fatkeqësinë që pritet t’i ndodhë PD: Sali Berisha kishte mundësi të mos ikte…

 

“Sali Berisha nuk do të ndalet derisa të shkatërrojë Partinë Demokratike.” Kështu u shpreh gazetari Frrok Çupi, i cili thekson se Berisha tashmë nuk ka asnjë rol politik, por thjesht sillet si shefi i partisë.

I ftuar në një intervistë televizive, Çupi tha se kishte mundësi të mos ikte nga jeta aq i turpëruar sa po bën tani.

“Që kur ka ndodhur ‘non grata’ e Berishës  ai në rrugën e tij për në ferr do marrë edhe PD me vete. Berisha nuk i ndahet PD derisa ta shuajë, ta shkatërrojë plotësisht, nuk ka më asnjë rol, nuk është as faktor, bën sikur është shefi i partisë, diktatori i përjetshëm, njeriu që vendos pavarësisht se nuk ka asgjë për të vendosur, mendoni pak sa e shëmtuar është t’i thuhet kreut të grupit parlamentar, ta mallkojë pse e ke dërguar partinë në gjyq, ndërkohë jemi në kohë moderne kur një akt gjyqësor mund të kthehet për këdo, për një parti, për presidentin.

PD është drejt dekompozimit total, Berisha kishte mundësi të mos ikte aq i turpëruar sa po ikën. Unë e përfytyroj Berishën, ose e bën këtë gjë se i ka ikur truri dhe njerëzit do ta ndjekin me shkopinj pas, ose për të mbledhur edhe ato cika forcash dhe njerëz që i kanë mbetur që ti angazhojë në vijën e tij të tensionit dhe anti-amerikane”, tha Çupi.

Related Articles

Back to top button