Stil dhe Jete

Martohet me shkuesi në moshën 13-vjeçare,behet nene për herë të parë 15 vjeç: Burri më thotë nuk i ke me mua fëmijët

Merita ka shkuar në emisionin “Historia Ime” në Tv Klan për të treguar peripecitë që kalon vajza e saj Ervisa, të cilën e martoi me shkuesi në moshën 13-vjeçare.

Sot Ervisa ka  sjellë në jetë 3 fëmijë. Ajo është larguar nga banesa e bashkëshortit për shkak të konflikteve me këtë të fundit dhe me vjehrrin.

Në një lidhje telefonike për emisionin “Historia Ime”, ajo ka treguar se fëmijën e parë e ka sjellë në jetë kur ka qenë 15 vjeç. Ndërsa bashkëshorti i thotë se fëmijët nuk janë të tij.

“Shumë e vështirë është të martohesh 13 vjeç, por ana ekonomike më bëri që.. Nuk i vë faj mamit, se ishte dhe faji im, vetë e desha vetë e mora. Po ta kisha ditur që rrethanat do më vinin kështu siç më kanë ardhur tani që kam 3 fëmijë, se gjatë gjithë jetës time këto vuajtje kam kaluar, si me gocën e parë, bëra të dytën, bëra dhe djalin të tretin.

Gjatë gjithë kohës se do ndryshojë më vonë, por të njëjtin avaz kishte. Kush je ti, më thoshte mua, që të më komandosh ti mua. I thoja jam bashkëshortja jote, jam nëna e 3 fëmijëve. Më thoshte mua që nuk do punoj për ty. Unë e kam dashur, por ai asnjëherë nuk më ka dashur. As më afrohej, as nuk ulej si burri me gruan të ballafaqohej, vetëm më kthente shpinën dhe me thoshte më ler rehat se jam shumë i lodhur. I thosha që fëmija është sëmurë, më thoshte nuk më intereson fare, nuk janë fëmijët e mi. Ik gjeja babën nga e kanë, më thoshte. I thoja do bëj ADN-në. Bëj çfarë të duash, thoshte, nuk më intereson fare”.

Edhe me vjehrrin thotë se ka patur probleme të vazhdueshme.

“Me vjehrrin, gjatë gjithë martesës sime edhe deri më sot kam pasur shumë konflikte. Gjithmonë ishte vjehrra që më mbante krah. Por kur isha vetëm, sillej shumë keq me mua”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button