Lajme

E rende! 57 vjeçari vret me çekiç gruan dhe vajzën në gjumë , në gjendje të rëndë djali…

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një 57 vjeçar ka vrarë në gjumë familjarët e tij.

Mediat vendase bëjnë me dije se 57 vjeçari Alessandro Maja, ka goditur me çekiç në gjumë gruan e tij Stefania Piveta 56 vjeç dhe vajza Xhulia, 16  vjeç të cilat kanë humbur jetën, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë djali i tij 23 vjeç Nikolo.

Ngjarja ka ndodhur brenda banesës në Samarate, në provincën e Vareses në Lombardi, ku pas krimit autori ka tentuar ti vërë flakën vetes.

Kanë qenë fqinjët ato që kanë njoftuar policinë pas ulërimave të dëgjuara në familjen ku ndodhi krimi.

Ndërkohë policia e ndodhur në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij krimi./abcnews.al

Related Articles

Back to top button