Lajme

Futbolli në zi! Ndahet nga jeta legjenda e futbollit pas një sëmundje të rëndë…

 

Legjenda e futbollit gjerman Joakim Strajsh është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare pas një sëmundje të rëndë.

Ish-futbollisti i Republikës Demokratike Gjermane, ka qenë një nga emrat më të njohur të futbollit europian në vitet ’70-’80.

Strajsh njihej nga të gjithë si “Gerd Myleri i Lindjes”, pasi ishte i pandalshëm para portës në kampionatin e Gjermanisë Lindore.

Ai regjistroi 378 ndeshje me fanellat e Hansa Rostok dhe Magdeburg, duke realizuar 229 gola dhe padyshim ishte ylli i përfaqësueses së vendit të tij. Në 102 ndeshje me RDGJ, ai shënoi 55 gola, duke vendosur rekord për këtë ekip

 

Tre nga këto gola i ka shënuar kundër Shqipërisë në kualifikueset e Kupës së Botës në vitin 1973. Në ndeshjen e parë në Magdeburg të fituar nga RDGJ me shifrat 2-0, ai shënoi golin e dytë.

Ndërsa në ndeshjen tjetër në Tiranë, ai shënoi 2 herë në suksesin 4-1.

Related Articles

Back to top button