Lajme

Enkelejd Alibeaj i përfshirë në afera korruptive e transferta parash , kërkohen hetime nga Paraguai

 

Gazetarët dhe Mediat në Paraguai kanë ngritur akuza ndaj deputetit Enkelejd Alibeaj se është i përfshirë në afera korruptive e transferta parash sëbashku me ish-presidentin e Bankës Qendrore të këtij shteti, Carlos Fernández Valdovinos.

Diplomati paraguajan, Blas Oddone shkruan në Twitter se bankieri Valdovinos i ka dhënë mbështetje financiare dhe bankare Alibeajt. Ai thotë se organet hetimore të Paraguajit duhet të hetojnë transaksionet që Carlos Fernández Valdovinos ka kryer për interes të Alibeajt.

Por kërkesa e Blas Oddones nuk është e vetmja. Edhe gazetari i njohur paraguajan, Pedro Escobar Medina i bën thirrje institucioneve të Asunción, të hetojnë politikanin shqiptar. I kontaktuar nga Hashtag.al lidhur me këtë akuzë, gazetari nga Paraguaji deklaroi se informacionet I ka nga burime të besueshme.

‘Informacioni për Alibeajn është i disponueshëm në dokumente zyrtare te të cilat unë kam patur akses konfidencial këtu në Paraguaji dhe në Panama. Duhet të ketë një institucion në qeverinë e Shqipërisë që mund t’i kërkojë këto dokumente këtu në Bankën Qendrore të Paraguajit.

Gjithçka mund të them është që Alibeaj është një politikan i diskutueshëm-sipas burimeve dhe supozohet se është i lidhur me krimin e organizuar. Ju duhet të rishqyrtoni publikimet e Emmanuele Ottolenghi-t për të krijuar një ide më të mirë për këto praktika të pastrimit të parave. Të afërm të Alibeajt po punojnë në administrimin e pronave të tij në SHBA, gjithmonë duke iu referuar burimeve shumë serioze’, tha Pedro Escobar Medina

Në lidhje me këto akuza ka reaguar edhe deputeti Enkelejd Alibeaj. Interesit të gazetarëve, Alibeaj iu përgjigj me qëndrim mohues.

Nuk është e qartë se për çfarë veprimesh bankare bëhet fjalë dhe nëse ato janë kryer direkt në llogaritë e përfaqësuesit të Lulzim Bashës. Oddone e quan Alibeajn politikan të korruptuar që duhet të hetohet.

Related Articles

Back to top button